Të hënën rreth orës 12:30, një grua është sulmuar seksualisht në Prishtinë.


Sipas raportit 24-orësh të Policisë, personi i dyshuar për këtë vepër është arrestuar, raporton Klan Kosova.

“Në konsultim me prokurorin janë kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.