Spahiu: Çmimi i barazisë është i madh, shoku im Bekim

Artin Spahiu


Ti ke luftuar, je duke luftuar dhe do të luftosh për të drejtën e shqiptarëve!
Ti nuk bëre asgjë për veten tënde, sepse je më se i plotësuar, por gjithçka bëre për të rinjtë dhe rejat shqiptare që të jenë të përfaqësuar dhe integruar në institucione që sot e kësaj dite kanë qenë “mollë e ndaluar” për shqiptarët.
E drejta do të del në pah dhe se të gjithë ata zëra shqip albanofobë, që janë bërë njësh me shovenizmin maqedonas vmro-iste do të turpërohen me veten e tyre dhe do të jenë të turp për pasardhësit e tyre, për shoqërinë dhe para kombit!
Shoku im, fitorja po vjen dhe sot shovenizmi antishqiptar po gjuan grushtat e fundit për të ndaluar zgjedhjen e Kryeministrit Shqiptar. Kryeministri do të bëhet dhe ti do të jesh triumfalisti më i madh i Shkupit, fitimtar dhe kryelartë!!!