Cristiano Ronaldo nuk po e mendon pensionimin nga futbolli.


Ylli portugez, i pranishëm në gala mbrëmjen e “Globe Soccer Awards, mes tjerash u pyet edhe “se kur mendon t’i jep fund karrierës”.

Ronaldo la të nënkuptohet se nuk po e mendon fare këtë pjesë.

“Në momentin që ndjej se kam mbaruar, do të dal në pension… ndoshta pas 10 vitesh?!”, u përgjigj 38-vjeçari.

Kujtojmë se Ronaldo nënshkroi për Al-Nassr në janar të vitit të kaluar, teksa ka kontratë të vlefshme me klubin saudit deri në verën e vitit të ardhshëm.