Romeo fillon të falet brenda shtëpisë, thotë se do të vazhdojë edhe jashtë

Romeo Veshaj është një nga banorët e Big Brother VIP Albania 3, i cili ka habitur me disa deklarata të tij.


Gjatë bisedës me disa nga banorët e shtëpisë ai ka folur për bindjen e tij fetare.

“Ndihem shumë i lehtësuar dhe emocionohem shumë kur falem”, ka thënë Romeo.

Ai ka shtuar se kjo është hera e parë e tij që ka filluar të falet dhe ka pohuar se këtë do ta vazhdojë edhe jashtë shtëpisë.