Roma e ka mposhtur Salernitanan si mysafire, duke bërë që Daniele De Rossi të jetë i pari nga gjashtë trajnerët e fundit fiton dy ndeshjet e tij të para në Serie A. Ndeshja e Javës së njëzet e dytë në “Stadio Arechi” është mbyllur me rezultat 2-1.


Derisa në pjesën e parë nuk ka pasur gola, në të dytën janë realizuar tre.

Paulo Dybala (51’) dhe Lorenzo Pellegrini (66’) kanë shënuar golat për romakët, derisa golin e vetëm për vendasit e realizoi Grigoris Kastanos (70’).

Pas kësaj fitore Roma është ngjitur në vendin e pestë, kurse Salernitana mbetet në vendin e fundit të tabelës.