Pushohet mësuesja nga puna/Mësonte ndjekësit e saj në TikTok se si të arrijnë org*zmën

Një mësuese austriake e shkollës fillore humbi punën e saj si mësuese sepse kishte një punë tjetër në të njëjtën kohë.


47-vjeçarja Monika Rahel Ring ka mbajtur kurse online për të rriturit dhe i ka “mësuar” ndjekësve të saj se si të arrijnë orgazmën.

Mirëpo, puna e saj paralele nuk i ka pëlqyer shkollës ku ajo punonte, duke rezultuar në humbjen e punës. Ajo po proteston për shkarkimin e saj, të cilin e konsideron të padrejtë dhe të pajustifikuar. Avokati i saj tha pas vendimit të bordit të shkollës, “unë do të mendoj se një bord shkolle në shekullin 21 do të ishte pak më i ndritur”.

Ring i reklamoi shërbimet e saj në TikTok dhe Facebook, ku tregonte se si mund të përmirësonte jetën seksuale të të interesuarve. Detyra e saj, tha ajo, është të “stërvit 45-vjeçarët e lart për të pasur një jetë seksuale emocionuese me orgazma të shumta”