Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve. Edhe në raste kur nuk e marrin veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë gjë me vlerë.


Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një veturë.

Media mëson se 25-vjeçari e kishte parkuar veturën para shtëpisë së tij dhe brenda saj kishte lënë çelësat e veturës dhe dokumentacionin.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.