Më 17.01.2024 në ora 01.55 në një bastore sportive në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin S.N.(32) nga fshati Novosellë-Komuna e Zhelinës. Ai është kap në tentativë për të kryer “vjedhje të rëndë” në lokalin e një bastoreje basteve dhe i është gjetur dhe marrë objekti që ka përdorur për të hapur derën. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës.TS