Petrovska: Kishte interesim nga anëtaret e NATO-s për ngjarjet në M-NAV, politika t’i heq duart nga sindikatat

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ka konfirmuar se ka pasur reagim nga NATO lidhur me ngjarjet në operatorin për navigacion ajror M-NAV, por jo në formë të reagimit zyrtar me shkrim.


“Kur flasim për NATO-n të mos flasim se edhe ne jemi në NATO. Komunikimin që e kemi në bazë ditore, por në nivele të ndryshme, se janë bërë pyetje në kuadër të asaj që po ndodh absolutisht, po. Reagim zyrtar me shkrim, të paktën në Ministrinë e Mbrojtjes nuk ka. Megithatë, çdo lloj komunikimi ne e konsiderojmë, ndoshta jo për shqetësim, por për interesi, për atë që të po ndodh që është absolutisht legjitime. Në këtë moment të ditës, në aeroportin e Shkupit kanë ateruar dy aeroplanë nga vendet-anëtare të NATO-s me qëllim të caktuar, kështu që është i qartë interesi i vendeve-anëtare të NATO-s, të cilët e shprehin këtë”, tha Petrovska në pyetjen e gazetarëve.
Ajo përkujtoi se që javën e kaluar për ngjarjet në M-NAV ka pasur konsultim me kryeministrin dhe se ka thënë që kompromis me sigurinë e qiellit mbi vendin nuk guxon të ketë. Këtë tha e ka treguar edhe seanca e djeshme e Qeverisë, me propozimin e dhënë nga ana e kryeministrit për shkarkimin e drejtorëve dhe drejtorët e rinj të emëruar në vendin e tyre.

Lidhur me komentet e gjykatës, gjegjësisht vendimet që i kanë sjellë për shqiptimin e masave të kujdesit të të përfshirëve në incidentin në M-NAV ajo tha se nuk pajtohet me to.