Tre liderët e LEN-it, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi nuk e votuan kryeministrin e parë shqiptar. Ata sot u bashkuan me Levicën dhe VMRO-në duke bojkotuar seancën e zgjedhjes së qeverisë së re.
Në opinon kanë nisur ti quajnë si “vasal” të VMRO-së, tradhëtarë të kombit, lider të shitur dhe shumë epitete të ndryshme.


Opozita Shqiptare pra LEN arsyetimin e tyre për mospjesëmarrje në seancën ku do të zgjiedhej kryeministri i parë shqiptar e arsyetojnë me anëtarin e KSHZ-së që nuk ia japin LEN-it.

Nga ana tjetër sot në Maqedoninë e Veriut është shkruar Historia Shqiptare pasi me 65 vota pro u votu Talat Xhaferi si kryeministër i parë shqiptar.

Urime të mëdha ka marë nga Shqipëria e Kosova, si presidenti Begaj, kryeministri Rama, Ilir Meta, Erijon Velija si dhe lider nga Kosova./TS/