Një pinguin i rrallë i bardhë është regjistruar në Antarktidë (VIDEO)

Femra u fotografua duke shijuar mjedisin e akullt në fillim të janarit dhe i përket species gentoo, e cila normalisht ka pendë bardh e zi, por ky ekzemplar është pothuajse tërësisht i bardhë.


“Është një kafshë leuçemike, ndaj edhe pse pigmenti është i pranishëm, nuk ndodh me gjithë trupin. Raste të tilla mund të gjenden në lloje të ndryshme, kafshë të tilla kanë pigment, por nuk është universal. Prandaj, mund të flasim për leukizmin, i cili ndryshon nga albinizmi ku ka mungesë të plotë të pigmentit”, thotë veterineri Diego Penalosa.

Këta pinguinë janë shumë të rrallë dhe meqenëse nuk kanë ngjyrat tipike bardh e zi që shërbejnë si kamuflazh kur gjuajnë peshq, është më e lehtë për grabitqarët t’i dallojnë dhe t’i gjuajnë.

“Jemi 14 veta këtu, që jetojmë në mes të një kolonie pinguinësh gentoo. Janë qindra prej tyre, është e mahnitshme. Çdo ditë shohim diçka të re. “Antarktida është një vend i bukur”, thotë fotografi që ka kapur pinguinin e rrallë të bardhë.