Djali i legjendës së futbollit, Michael Owen u sëmur me sëmundjen e Stargardt në moshën 8-vjeçare. Një sëmundje e pashërueshme që prek shikimin, ndërsa James u verbua kur ishte vetëm 17 vjeç.


Ish-sulmuesi më i mirë anglez bëhet emocional kur flet për rastin. “Ai do të thotë gjithçka për mua. Nëse do të mund t’i jepja sytë, do t’i jepja atij”, deklaroi Owen për Daily Mail.

Diagnoza e djalit të tij fillimisht ishte e vështirë – ai madje u rrënua pasi mësoi për efektet e sëmundjes. Adoleshenti nuk do të jetë kurrë në gjendje të drejtojë një makinë.