Roma u bë klubi i gjashtë që shkarkoi Jose Mourinhon nga pozita e trajnerit.


Portugezi u shkarkua ditën e sotme nga kjo pozitë, pavarësisht se kishte kontratë të vlefshme deri në fundin e sezonit.
Sipas “Daily Mail”, nga ana financiare, Mourinho ka fituar plotë 93 milionë euro (80 milionë funte) nga klubet që e kanë shkarkuar.

Ai ishte shkarkuar nga Chelsea dy herë, si dhe nga një herë nga Real Madridi, Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Fitimet e “Special One” nga klubet:

Chelsea – 18 milionë £
Real Madrid – 17 milionë £
Chelsea – 8.3 milionë £
Man Utd – £19.6 milionë £
Tottenham – 15 milionë £
Roma – 3 milionë £