Atletico Madridi është rikthyer te fitorja në La Liga.


Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone triumfoi sonte në udhëtim ndaj Granadas, në kuadër të javës së 21-të në elitën e futbollit spanjol.

“Los Colchoneres” fituan me rezultatin minimal 0:1.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi Alvaro Morata, në minutën e 55-të.

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, u aktivizua te vendasit për 67 minuta – por, nuk ia doli të lë gjurmë në këtë përballje.

Atletico Madridi pas kësaj fitore ka 41 pikë dhe renditet i katërti në tabelë.

Granada mbetet në pozitën e parafundit (19) me 11 pikë të grumbulluara.