Ministria e Drejtësisë ka iniciuar ndryshime në Ligjin për AGJPP

Ministria e Drejtësisë ka iniciuar ndryshime në Ligjin për Akademinë për Gjyqtarët dhe Prokurorët Publikë, në mënyrë që testi kryesor kualifikues të jepet në letër. Siç përcjell KlanM, nga ministria kanë sqaruar se, kjo është bërë me qëllim të tejkalimit të problemeve lidhur me dhënien e provimit kualifikues.


“Në rast se sistemi i vetëm elektronik për dhënien e provimeve nuk funksionon si pasojë e ngjarjeve që nuk mund të parashikoheshin, dhe për shkak të urgjencës përfundimtare për zbatimin e provimit pranues, propozohet mundësia që testi i kualifikimit të bëhet në formë të letrës, dhe rezultatet duhet të merren me lexues elektronik, pa përfshirjen e faktorit njerëzor, kujdeset për anonimitetin, integritetin e procesit të provimit dhe shumëllojshmërinë e testeve. Aktvendimi i propozuar është i ngjashëm me aktvendimin që përmban Ligji për plotësim të Ligjit për transportin në komunikacionin rrugor”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.