Kryetari i Lidhjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka deklaruar se Bashkimi Demokratik për Integrim ka ndihmuar për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe tani po punon për kthimin e tij.


Mexhiti akuzoi BDI-në edhe për futjen e kapitalit rus në Maqedoninë e Veriut.

“Edhe sot në këtë press flas për një eksponent si Nikolla Gruevski që ndihmohet nga BDI-ja edhe në largimin e tij edhe në kthimin e tij që ka qenë i afërt me forcat ruse, flitet për Dakën që është investim i nëntokës ruse flitet për kazinot që sjellin nëntokën serbe që është e lidhur me nëntokën ruse. Pra, BDI po e ndihmon kapitalin rus dhe këto vija të Rusisë”, tha Mexhiti në një konferencë për media.