Majmuni indian vodhi një iPhone, por ia ktheu pronarit përsëri pas një marrëveshjeje

Kërcënimi nga majmunët është i zakonshëm në qytetet indiane si Mathura dhe Vrindavan, pasi ka pasur raste të ndryshme kur ata kanë rrëmbyer gjërat personale të njerëzve, dhe për rikthimin e tyre kanë kërkuar ryshfet.


Së fundmi, një incident i ngjashëm ka ndodhur në Vrindavan ku një majmun vodhi një iPhone nga një kalimtar i rastit, transmeton Telegrafi.

Videoja e shpërndarë në rrjete sociale tregon dy majmunë të ulur në majë të një ndërtese, me njërin prej tyre që mban në dorë telefonin.

Ndërkohë, turma e njerëzve përreth përpiqen ta bindin atë që të rikthejë telefonin, por ai nuk pranon derisa në këmbim i ofrohet një pije Frooti.

 

View this post on Instagram

A post shared by Vikas🧿 (@sevak_of_krsna)