Liverpooli ka kaluar në raundin e pestë të Kupës FA.


Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp eliminoi nga kjo garë Norwich Cityn, në raundin e 1/16 të kësaj gare.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Anfield” përfundoi me rezultatin 5:2.

Curtis Jones (16’), Darwin Nunez (28’), Diogo Jota (53’), Virgil van Dijk (63’) dhe Ryan Gravenberch (90+5’).

Benjamin Gibson (22’) dhe Borja Sainz (69) ishin autorët e golave te Norwichi.

Liverpooli do të takohet me Watfordin në raundin e ardhshëm të Kupës FA.