Rapid Bukureshti e ka nisur vitin me fitore spektakolare në elitën e futbollit rumun.


Rapidi triumfoi sonte me rezultatin 4:3 ndaj U Craiovas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të.

Ermal Krasniqi e Florent Hasani debutuan sonte zyrtarisht. I pari ishte autor i një goli (43′), të shënuar me asistim të të dytit.

Krasniqi luajti tërë pjesën e parë, kurse Hasani qëndroi në fushë për 61 minuta.

Titullar sonte ishte edhe Albion Rrahmani, i cili gjithashtu gjeti golin në këtë përballje. Ai shënoi nga penalltia (76′).

Rrahmani u zëvendësua në fundin e ndeshjes.

Rapidi pas kësaj fitore ka 36 pikë dhe renditet i treti në tabelë.