Një këngëtare serbe ka humbur jetën tragjikisht në Dubai. Bëhet fjalë për këngëtaren 29-vjeçare Andriana Lazic. Raportohet se ajo ka rënë nga kati i 24-t i një ndërtese në 10 janar.


Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, por mediat e huaja shkruajnë se e reja kishte shkuar në Dubai në 7 janar së bashku me miqtë e saj.

29-vjeçarja nuk kishte shumë kohë që kishte filluar karrierën në muzikë, por ka qenë e angazhuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Serbi.

Familjarët e saj kanë konfirmuar ndarjen nga jeta të Andrianës, por theksojnë e nuk kanë shumë detaje për tragjedinë në Dubai.