Inteligjenca Artificiale/ Ceo i “Google” paralajmëron punonjësit për largime nga puna

Shefi ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai ka paralajmëruar punonjësit e gjigandit teknologjik që të përgatiten për pushime masive nga puna, pasi rolet e tyre do të zëvendësohet nga inteligjenca profesionale.


Pichai deklaroi se shkurtimet e vendeve të punës do të jenë më të vogla se ato të vitit të shkuar ku Google hoqi nga puna 12 mijë punonjës duke zëvendësuar funksionin që ata kryenin në kompani nëpërmjet inteligjencës artificiale.

Shefi Ekzekutiv i kompanisë deklaroi se bordi drejtues ka zgjedhur që të investojë më shumë në fuqizimin e inteligjencës artificiale dhe për këtë arsye janë të detyruar të bëjnë zgjedhje të vështira. Shkarkimet nga puna nuk pritet që të prekin të gjithë sektorët e kompanisë.

Deklarata e Sundar Pichait erdhi pasi media amerikane New York Times raportoi përgjatë kësaj jave se Goofle dhe Youtube kishin pushuar nga puna 100 persona. Një zëdhënës i Google konfirmoi lajmin për CNN dhe shtoi se në të ardhmen priten pushime të tjera nga puna.

Inteligjenca Artificiale po përdoret nga kompani të ndryshme për të reduktuar kosto e burimeve njerëzore në mbarë botën duke u kthyer kështu në një kërcënim real për njerëzimin pavarësisht benefiteve të saj.