Drejtori i Spitalit klinik të Tetovës Ilir Demiri në një press konferencë të mbajtur sot para mediave ka deklaruar se në hapësirën e Spitalit është privatizuar një sipërfaqe prej 92 metra katror nga ish kryetari i komunës së Tetovës.


Demiri theksoi se rasti është denoncuar në polici dhe në prokurorinë e Tetovës dhe se qëllimi i tij nuk është të bëj politikë por të mos lejoj të uzurpohet hapsira e spitalit nga mafia urbane.