Pas një denoncimi nga QMK-ja, helikopteri policor “Bel 412”, sot nga Mali Vodno ka transportuar në Qendrën Klinike në Shkup, një person të lënduar.


Personi me këmbë të thyer ka qenë në afërsi të Kryqit në Vodno, kurse denoncimi ka mbërritur përmes numrit për raste urgjente 112 në orën 11.56.