“Fronti Europian” do të jetë fitues i zgjedhjeve parlamentare të 8-të majit edhe atë me fitore bindëse. Kështu tha zëvendëskryeministri Grubi në 24 analiza duke folur rreth koalicionimit të partive për zgjedhjet që pritet të mbahen.
Ai shtoi se të gjitha mundësitë janë të hapura dhe mundet front të ketë edhe vetëm me partitë shqiptare po edhe me LSDM-në dhe partitë e tjera shqiptare, shtoi se për BDI-në është edhe opsioni për të shkuar e vetme në zgjedhje.
Foli edhe për vijat e kuqe të partisë së udhëhequr nga Ali Ahmeti.
“Kishim takim mes z.Ahmeti dhe z.Kovaçevski, kanë biseduar po shqyrtojmë mundësinë më të mirë. Matjet dëshmojnë se “Fronti Evropian”, LSDM-ja, BDI-ja, ASH-ja dhe partitë e tjera politike janë fituesit e zgjedhjeve të 8 majit edhe atë me fitore bindëse, sepse atë e presin qytetarëvt. Bisedimet vazhdojnë, për ne të gjitha opsionet janë të hapura. Edhe front i përbashkët, LSDM, BDI, ASH po edhe BDI-ASH-PDSH-PDE-LP, po është edhe opsioni që BDI-ja të shkojë e vetme në zgjedhje. Të gjitha opsionet momentalisht janë të hapura dhe janë në tavolinë të bisedimeve. Me rëndësi për ne është fitorja e koalicionit evropian. Koalicionin për “Frontin Evropian” e paralajmëroi kryetari Ahmeti para të gjithëve, ai ishte i pari. Besojmë fuqishëm në këtë, më vjen mirë që mendim të tillë kanë edhe brenda LSDM-së. BDI-ja ka vija të kuqe dhe nuk do të koalicionojë me asnjë parti e cila nuk do ta mbështesë Maqedoninë Evropiane dhe marrë veshjet që janë arritur, atë të Prespës, Ohrit dhe të tjerave, atë nuk mund ta kalojmë”, deklaroi Grubi.
Veç asaj, Grubi foli edhe për përfshirjen e VV-së në zgjedhje dhe tha se BDI-ja nuk ka frikë nga një gjë e tillë.
“Nuk frikësohem aspak, sepse kjo nuk është hera e parë, por është hera e tretë që Kurti dhe VV-ja përfshirë në zgjedhje në vendin tonë. Unë njihem edhe personalisht me të që nga viti 2005. Ai u përfshi në zgjedhjet presidenciale duke mbështetur kandidatin për president, u përfshi edhe në zgjedhjet parlamentare ka mbajtur edhe fjalime, prandaj, nuk kemi pse të frikësohemi”, tha Grubi.