Gjykata Penale për ndërhyrjen në M-NAV: Brenda 48 orëve do të vendoset për çështjen

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas parashtresës së Prokurorisë Themelore Publike – Shkup kundër vendimeve të gjyqtarëve të procedurës paraprake nga 5 janari, me të cilat katër personave u janë shqiptuar masa e kujdesit lidhur me ngjarjet në M-NAV, gjatë ditës së sotme ka ngritur lëndë pasi ka marrë përgjigje në ankesë nga mbrojtja, bëjnë të ditur nga atje.


“Në funksion të kërkesës së palëve në procedurë, por mbi të gjitha për respektimin e vazhdueshëm të dispozitave ligjore, gjykata brenda 48 orëve do të marrë vendimin përkatës, për të cilin do të njoftojë palët dhe opinionin” thuhet në njoftimin e sotëm të Gjykatës Penale.

Sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me personat tjerë të përfshirë në këtë rast, Gjykata njofton se deri sot pasdite prokurori publik nuk ka paraqitur kërkesë shtesë në gjykatë për caktimin e masave për personat e tjerë të përfshirë përveç katër të cilëve tashmë janë nën masat e sigurimit.

Për sulmin në objektin e M-NAV-së dhe sulmin ndaj punonjësve, Gjykata Penale ka caktuar masë sigurie ndaj Bekim Nezirit, këshilltar i drejtorit të M-NAV-së dhe tre personave të tjerë, ndonëse Prokuroria Publike ka kërkuar masën e paraburgimit.