Sot në mesditë në Mitrovicën e Veriut, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë përdorur armë zjarri ndaj një personi.


Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Eshani, ka thënë për Sinjalin se patrulla policore ka tentuar të ndalojë një person që dyshohej se kishte lëndë narkotike në veturë.

Elshani thotë se i dyshuari është munduar të iu kundërvihet policisë, me ç’rast është lënduar një pjesëtar i Policisë pas goditjes me veturë nga i dyshuari.Tutje Elshani thotë se Policia ka përdorur të shtëna me armë zjarri por që nuk ka pasur të lënduar.