Gjendet pa shenja jete një 49-vjeçar – hetohen shkaqet

Një rast tragjik ka ndodhur pak para mesnatës në Shkup. Në një shtëpi të braktisur është gjetur pa shenja jete një 49-vjeçar nga një fshat i Shkupit.


“Më datë 09.01.2024 në ora 23:40 në SPB Shkup është denoncuar se në një shtëpi të braktisur në rajonin e komunës së Aerodromit është gjetur i vdekur T.Sh.(49) nga fshati Kuçevishtë të Shkupit. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja. Është kryer kontroll nga ekipi i SPB Shkup, dhe me udhëzimet e prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion”, qëndron në njoftimin e MPB-së