“Flemë mbi thëngjill”, por Kosova vetëm gjatë vitit 2023 importoi 115 milionë euro energji elektrike

“Flemë mbi thëngjill”, por Kosova vetëm gjatë vitit 2023 importoi 115 milionë euro energji elektrike


Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin është diskutuar shkëmbimi tregtar i Kosovës, ku gjatë vitit 2023 Kosova ka eksportuar mallra në vlerë prej 819 milionë euro, derisa ka importuar mallra me vlerë prej 5.77 miliardë euro.

Prej kësaj shume të përgjithshme, mbi 115 milionë euro Kosova ka importuar energji elektrike gjatë vitit 2023, derisa ka eksportuar pak më shumë se 20 milionë euro.

Ekspertë të ekonomisë ka shprehur dyshimet e tyre se pse Kosova ka importuar kaq shumë energji elektrike, pasi mbi 85% e nevojave përmbushen nga prodhimi vendor.

Profesori Bashkim Mustafa ka thënë se energjia hynë tek produktet e domosdoshme për jetesë dhe se organi rregullativ duhet pasur shumë kujdes me rritjen çmimit të energjisë. Por ai thotë se rritja e importit le hapësirë të madhe për të dyshuar se ka një arsye tjetër pse importohet kaq shumë energji elektrike.

“Vet fakti që kemi kaq shumë import të energjisë elektrike duke pasur parasysh se mbi 85% e nevojave të konsumatorëve përmbushet nga prodhimi vendor të jep shumë hapësirë për të dyshuar pse gjithë ky import. Ka një anomali të madhe të implikimeve të ndryshme që kanë ndikuar për me u rrit ky import. Tërë kohën ministrat e kësaj qeverie flasin për masa efeciente ndërsa rezultati është ky që po flasim. Mbi 14 energjisë së prodhuar vazhdon të humb në rrjet si pasojë mungesës së investimeve dhe pikërisht është kjo diferenca që po mbushet nga importi, andaj ka dyshime të mëdha se ka implikime të ndryshme për rritjet të importit”, ka thënë profesor Mustafa.

Në anën tjetër nënkryetari i AKB-së, Suat Berisha ka thënë se është fakt shqetësues se kemi një importit kaq të madh të energjisë kur kemi potenciale të fjetura të prodhimit të energjisë elektrike.

Sipas tij, duhet urgjentisht që qeveria ta liberalizojë tregun e energjisë elektrike që të ketë më shumë se një furnizues dhe poashtu të shtohen kapacitet prodhuese, sepse siç thotë ai edhe ashtu është folur shumë se në flemë mbi thëngjill e në anën tjetër importojmë mbi 100 milionë euro energji elektrike.

“Është edhe një fakt tjetër shqetësues këtu, çmimi dallon diametralisht mes atij që KEK-ut i shet KEDS-it dhe atij që KEDS-i ia faturon qytetarëve. Çmimi që konsumatorët ia paguajnë KEDS-it është tri herë më i madh se çmimi që KEDS-i i paguan KEK-ut. Një problem tjetër është KEK-u nuk ka drejtë që vet të shes rrymë diku tjetër që është pengesë e madhe për këtë kompani. Pra ka shumë anomali faturën e të cilave në fund po e paguan vetëm qytetari”, ka shtuar nënkryetari i AKB-së.

Ndryshe dje partitë opozitare i kanë kërkuar qeverisë dhe rregullatorit që urgjentisht të zbresin çmimin e energjisë elektrike.