Real Madridi ka shënuar fitore të vështirë, por spektakolare, ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Almeria.


Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti triumfoi me përmbysje në “Santiago Bernabeu”.

Kjo ndeshje i takoi javës së 21-të në La Liga.

Almeria ishte duke udhëhequr me dy gola epërsi pas pjesës së parë, pas golave të shënuar nga Largie Ramazani (1′) dhe Edgar Gonzalez (43′).

Por, “Los Blancos” ia dolën të përmbysin gjithçka në pjesën e dytë.

Fillimisht shënoi nga penalltia Jude Bellingham (56′), e më pas edhe Vinicius Junior (67′), për barazimin e shifrave.

Derisa ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë u shfaq Dani Carvajal (90+9′), që shënoi për të ia siguruar pikët e plota skuadrës së tij.

Real Madridi tani ka 51 pikë dhe momentalisht është lider në tabelë, me dy pikë më shumë se Girona, që sonte takohet me Sevillan.

Almeria mbetet në pozitën e fundit (20) me gjashtë pikë të grumbulluara.