Klubi Vëllazërimi që u shpall kampion vjeshtor ka prezantuar sot përforcimin e parë.Bëhet fjalë për një lojtarë shumë cilësorë i ardhur nga Akademia e Renovës
informonTetovasot .Është Faton Veliu që do tu bashkohet kampionëve në synimin për një rang më të lartë garash .
Ai sot u prezantua përpara trenerëve Sejdi Idrizi dhe Zemri Idrizi si dhe kryetarit të Klubit Nazim Limani dhe pjesës tjetër të kryesisë.


Faton Veliu është një mesfushorë i fundit që posedon kualitete të larta dhe është shumë kreativ .

Poashtu sot klubi pranoi edhe një kamerë të shtrenjtë që vjen si dhuratë e Rinisë nga Berlini.Me këtë do të mundësohen në mënyrë kualitative të transmetohen ndeshjet live për ti ndjekur ata edhe mërgata jonë e nderuar që është një ndër mbështetësit kryesorë të klubit bashkë me firmat e respektuara të fshatit .

Poashtu sot edhe oficialisht klubi ynë ka nisur fazën e parë të stërvitjeve ndërsa do të bëhen të ditura edhe ndeshjet kontrolluese që do të zhvillohen brenda këtij muaji.Tetovasot