Reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas e ka nisur aventurën e tij të re te skuadra e Lajcingut. Ekipi gjerman sot është rikthyer punës për gjysmësezonin e mbetur, teksa kanë udhëtuar drejt Spanjës ku do të zhvillojnë përgatitjet kryesore në një mini kamp në La Manga.


Pjesë e ekspeditës së Lajcipungut ishte edhe futbollisti shkupjan që firmosi me ekipin gjerman në ditët e fundit të vitit 2023. Elif Elmas u transferua nga Napoli te Lajpcingu për shifrën e 25 milionë eurove, ndërsa te ekipi i ri arriti marrëveshje deri në vitin 2028.

Skuadra e Lajpcingut renditet në pozitën e katërt në Bundesligën gjermane me 33 pikë të tubuara, duke qëndruar pas Shtutgartit, Bayernit dhe Leverkusenit të Granit Xhakës që kryesojnë renditjen tabelare.