Sa deputetë pret nga partia e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?


Kësaj pyetjeje i është përgjigjur kryetari i Komunës së Kumanovës dhe lider i “ZNAM”, Maksim Dimitrievski në emisionin “Click Plus” në TV21.

Ai tha se nuk udhëhiqen nga numri i deputetëve, por synimi i tyre është të ofrojnë një opsion të ri, i cili synon të fitojë mbështetjen e qytetarëve dhe të çlirojë këtë vend, sepse vendi është i privatizuar nga pushteti aktual.

Колку пратеници очекува Димитриевски од неговата партија на следните избори?
“Jemi në fazën e themelimit të organizatave komunale, interesimi i qytetarëve është i madh, ajo që na jep nxitje për të punuar është që të vijnë njerëz që nuk merren me politikë, kemi anëtarë të LSDM-së dhe të komuniteteve tjera etnike. Jemi një parti e hapur civile, besoj se do të konsolidojmë deri në zgjedhje. Anketat përdoren nga autoritetet për të treguar forcë, disa prej tyre nuk janë relevante”, thotë Dimitrievski.