Dëgjimi në rrezik nga videolojrat

Ekspozimi ndaj stimujve sonore ndikon në humbjen e dëgjimit në afat të shkurtër


Përdoruesit e videolojrave rrezikojnë seriozisht dëgjimin. Sipas statistikave, në vitin 2022 rezultojnë rreth 3 mld të apasionuarit pas videolojërave, dhe me kalimin e kohës dëmtohet shumë shqisa e dëgjimit, duke çuar në humbjen e tij ose në shfaqjen e problemit tjetër, që është ai i një zhurme apo fishkëllime në vesh në mënyrë të vazhdueshme.

Universiteti mjekësor i South Carolina ka zhvilluar një analizë, duke u bazuar në 14 studime nga 9 vende të ndryshme të SHBA, Evopës, Azisë dhe Australisë, duke vëzhguar të dhënat e rreth 54 mijë personave. Në këtë kampionim, deri në 60% ishin përdorues, dhe ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stimujve sonorë për orë të tëra, është mjaft i dëmshëm, duke kaluar kufijtë e sigurisë.

Deri më sot ishte analizuar kryesisht përdorimi i vazhdueshëm i kufjeve, auricolarëve, apo sfondi i lartë nëpër lokale, dhe të gjithë konsideroheshin të dëmshëm. Listës i shtohet edhe qëndrimi përpara videolojërave, ç’ka shton edhe më shumë rrezikun e dëmtimit ose humbjes së dëgjimit në afate shumë më të shkurtra. Autorët e studimit sugjerojnë të intensifikohen fushata për të rritur ndërgjegjien qytetare përsa i përket shëndetit publik.