Chelsea ka kaluar në finale të Kupës EFL, të njohur ndryshe edhe si Kupa Carabao.


Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino eliminoi sonte skuadrën nga Championship, Middlesbrough, në fazën gjysmëfinale të kësaj gare.

Chelsea finalen e siguroi duke përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë, në të cilën ishte mposhtur 1:0.

“Blutë” sonte në “Stamford Bridge” fituan me rezultat bindës 6:1.

Jonathan Howson (15′ autogol), Enzo Fernandez (29′), Axel Disasi (36′), Cole Palmer (42′, 77′) dhe Noni Madueke (81′) ishin autorët e golave të fitores së londinezëve.

Golin e vetëm për Middlesbrough e realizoi Morgan Rogers (88′).

Chelsea në finale do të takohet me Liverpoolin ose Fulhamin. Këto dy skuadra do të zhvillojnë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të mërkurën mbrëma, në “Craven Cottage”.

Ndeshja e parë u fitua nga “Të Kuqtë” me rezultatin 2:1.