Me datë 14.01.2024 në ora 16:20 në Veles, zyrtarë policorë nga Seksioni për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB Veles, i kanë hequr lirinë J.K.(63) nga Velesi. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Veles, së bashku me policë me qen shërbimi nga Njësia e Qenve të Shërbimit Shkup, është gjetur dhe konfiskuar kokainë. Është njoftuar prokurori publik dhe personi është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.