Atletja 23-vjeçare spanjolle Alba Cebrian ka pësuar një atak kardiak gjatë stërvitjes në shpatet e La Vall d’Uixó në Castellón.


E reja ishte një vrapuese e distancave të mesme, specialiste në 3000 gara me pengesa. Alba kishte garuar edhe në distancën 1500 metra dhe në garat e vrapimit malor.

Gjatë stërvitjes Albës i ra të fikët dhe u trajtua menjëherë nga një mjek, i cili i bëri një masazh kardiak derisa mbërriti në ambulancë e më pas u dërgua për në spital. Ajo qëndroi në spital për disa ditë, por për fat të keq nuk ja doli.

Klubi i atletikës së Celtíberas, të cilit i përkiste atletja, njoftoi përfundimin fatal këtë të hënë. “Të gjithë ne që jemi pjesë e klubit të atletikës Celtíberas de Soria jemi të shkatërruar që duhet të njoftojmë vdekjen e koleges sonë Alba Cebrián Chiva. Ne i bashkohemi të gjithë familjes së saj, në këto momente të dhimbshme. Ne do të kujtojmë gjithmonë ty Alba.”