Dje (01-janar) në ora 16:00, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë privuar nga liria 32-vjeçarin Z.J nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 36-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpi në një fshat të Tetovës ku jetonin dhe e ka kërcënuar. Gjatë privimit, nga Z.J. është marrë një pushkë gjuetie me 45 fishekë, në pronësi të gjyshit të tij. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresa e parashikuar ligjore. TS