Efektivët e policisë të SPB-Tetovës, dje (04-janar) në orën 16:30, me urdhër të gjykatës kanë kryer bastisje në shtëpinë e 44-vjeçarit I.M. nga Tetova. Gjatë kontrollit është gjetë dhe konfiskuar një armë e tipit “cz” kalibër 9 mm për të cilin ai nuk kishte leje. I.M. më parë është privuar nga liria dhe është dërguar në një institucion shëndetësor. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.