Më datën 12.01.2024 në ora 22:30 minuta në f. Martolci-Veles, nëpunës policorë të Njësisë Policore të Policisë Kriminalistike pranë SPB Veles i kanë privuar nga liria B.N.(33) dhe А.S.(31), të dy nga Prilepi. Ata janë kapur në flagrancë nga ana e nëpunësve policorë gjatë vjedhjes në një shtëpi. B.N. dhe A.S. janë në mbajtje në stacion policor, kurse për rastin është informuar edhe Prokurori Publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.