Ambasadori holandez takohet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti

Ambasadori i Holandës në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop është takuar me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti ku, siç njoftojnë nga ambasada, i ka përcjellë mesazhin se pas një rënie të vazhdueshme dyvjeçare të Sundimit të Ligjit, përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është në rrezik në të gjithë spektrin politik.
“Ambasadori Dirk Jan Kopp u takua me liderin e BDI-së Ali Ahmeti për të përcjellë mesazhin se pas dy vitesh rënie të vazhdueshme të sundimit të ligjit, angazhimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është në rrezik në të gjithë spektrin politik.
Gjithashtu, ndikimi i panevojshëm politik mbi funksionin e kryetarit të gjykatës supreme, që është çështje gjyqësore, është i papranueshëm dhe do të shkaktojë reagim të fortë nga Holanda”, thuhet në njoftimin e ambasadorit Kop.