Aktorja e njohur turke Burcu Bircik ka bërë të ditur se është në një pritje të ëmbël.


Bircik e cila u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin ‘Nalan’ tek seriale ‘Vajza në dritare’ është shprehur:

”Shtatzania nuk më ka shqetësuar. Unë ndjek intenerarin si në ditët e zakonshme.Gjej kohë për veten time. Kaloj kohë dhe me miqtë dhe të dashurit e mi.”

Ajo nuk foli për gjininë e foshnjës por mediat turke shkruajnë se ajo është në pritje të një vajze.

Aktorja është e martuar me Emre Yetkin.

Ai është një fotograf shumë i famshëm pasi udhëton nëpër botë për të shkrepur fotot më të bukura. Ata janë prej disa vitesh bashkë dhe nuk ngurrojnë ta shprehin dashurinë në publik.