Brenda aktiviteteve të planifikuara të SPB-Tetovë, për rend më të madh dhe siguri të trafikut, dje (10-janar) nga ora 08.00 deri në ora 14.00, është zhvilluar aksion kontrollues për përparësinë e kalimit, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar 11 shkelje (TE-2 dhe GV-9). Shumica e shkeljeve kishin të bënin me mosrespektimin e shenjave të trafikut për përparësi të kalimit dhe mos lëshimin e një automjeti që kalon në anë të djathtë. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj dhe do të përballen me gjoba të holla që variojnë nga 45 deri në 250 euro në kundërvlerën e denarëve. Gjatë kontrollit, janë sanksionuar edhe 15 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut.
Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë edhe një herë apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë plotësisht të gjitha rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të rregullojnë në mënyrë specifike shpejtësinë në kushtet e rrugës. Sepse temperaturat e ulëta natën dhe në mëngjes shkaktojnë ngrrica në disa vende dhe rrugë të caktuara janë të rrëshqitëshme dhe kështu të rrezikshme për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë të trafikut. Kjo vlen veçanërisht për ata shoferë që udhëtojnë në drejtim të Kodrës së Diellit, Strazhës, Mavrovës ose në rajonin e Rekës së Poshtme. Gjithashtu apelohet që të mbajnë me vete pajisjet e detyrueshme dimrore nëse jeni duke udhëtuar në këto destinacione dhe rregullisht kontrollohet korrektësia teknike e automjeteve.TS