A do t’i bashkohet ASH-ja koalicionit me BDI-së apo LEN-it ose të shkojë e vetme në zgjedhjet e radhës?

Medai Shaholli


Pas takimit të Zeadin Selës me Albin Kurtin në Kosovë këto ditë janë zvogëluar gjasat që ASH t’i bashkohet koalicionit me DUI-n për zgjedhjet e radhës, megjithatë ASH nuk ka vendosur akoma nëse do t’i bashkohet LEN-it si opozitë apo do të shkoj e vetme.

Takimi me Albin Kurtin është sa për të marrë mbështetje nga ai dhe nuk është përpjekje për t’u bashhkuar me opozitën shqiptare të LEN-it, megjithëse liderit të ASH-së turkomanit Taravari, i pëlqen një koalicion i tillë me xhonturqit e Besës dhe AAA, paçka se Zeadinit i pëlqen një koalicion i mundshëm me integristët e Ali Ahmetit.

Zeadin trimi në një prononcim të hershëm ka folur me superlativa për kryeintegristin Ali Ahmeti si ‘bashkëpunëtor i hershëm të nje ideali të përbashkët për ta shpën ‘drzhavën’ në BE dhe se çdo gjë tjetër si ide për Shqipërinë Etnike janë të rrezikshme për Severnën’.

Ky është trimi i kauzës nacionaliste të Aleancës për Shqiptarët Zeadin trimi që vetëm nacionslist nuk është, por një intrigant dhe demagog që në emër të patriotizmit fals para militanteve të tij mashtron simpatizantët e ASH-së me broçkulla mbi idealet dhe qëndrimet e së djathtës së vetme nacionaliste shqiptare në ‘drzhavën Severna’ po i përfaqësojnë si duhet.

Ky është Zeadini nacionalisti që desh ‘u flijua’ për kauzën shqiptare ‘ditën e 27 prillit’ në parlamentin e ‘Severnës’, ku pas katër vitesh i harron të gjitha dhe bën koalicion lokal në Strugë me komitët e Grujos, që deshën ‘ta vrasin apo ta zhdukin’ por që më vonë u kthyen në miq të respektuar.

Kur ishte kryetar i komunës së Strugës nacionalisti me bateri kineze pati deklaruar se do ta ‘fshinte nga faqja e dheut’ gërmadhën e komunizmit (përmendoren e Revolucionit) në sheshin kryesor në qendër të Strugës, por ndodhi e kundërta, jo vetëm që nuk e shëmbi ‘gërmadhën e komunizmit’ por e rikonstruktoi sheshin dhe e leu që të duket edhe më mirë, ku mbi atë përmendore të turpit nuk ka të shkruar asnjë gërmë ne gjuhën shqipe.

Ja ky është ‘nacionalisti’ i dështuar Zeadin që mesa duket i mungon karrigia e liderit dhe se kohëve të fundit po bëhet shumë aktiv duke pretenduar për një rikthim të mundshëm për të rimarrë postin e kryetarit apo të kapë ndonjë post qeveritar pas një pushimi të gjatë.

Ky është dështaku i së djathtës pseudonacionsliste që gjoja po mbron idealet e nacionalizmit shqiptar (ballistëve dhe nacionaldemokratëve) që nga LDB e deri më sot, që nuk guxon ta përmend para kryetarit te tij nacionalistin Xhem Hasa dhe lëre më t’i ngrejnë një monument në Gostivar edhe pse komuna udhëhiqet nga ‘haleanca’ e tij me turkomanin Taravari në krye.
Një monument për Xhem Hasën nuk vjen në shprehje jo se nuk ua pranojnë komitët e Mickos dhe titistët e Dhimo Kovaçit por nuk e duan as pseudonacionslistët e ‘haleancës’ pasi ky nacionalist ‘do t’i prishte’ marrëdhëniet ndërnacionale në Gostivar dhe më gjerë si nxitje të nacionalizmit mes bashkësive etnike.

Ndaj, me Zeadin trimin mund të ndodh çfarëdo aleance parazgjedhore dhe pas saj me të vetmin objektiv përfitim i leverdive financiare që dalin nga pushteti si partnerë të denjë të saj si në koalicionin e sotëm qeveritar por, edhe në koalicionin e nesërm të qelbësirave ‘nacionaliste’ me pushtetaret e rinj siç do të jenë komitët e Mickos.