Një minorene dyshohet se është abuzuar seksualisht në Pogradec.


Nëna e 12-vjeçares denoncoi në policinë e qytetit 29-vjecarin me iniciale K.T, për marrëdhënie seksuale me vajzën e saj.

Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se nëna e vajzës deri para pak kohësh bashkëjetonte me babain e 29-vjecarit dhe vetëm pas ndarjes, ka denoncuar rastin për vajzën e saj minorene.

Kjo, edhe për grupin e hetimit, tregon se nëna ka qenë në dijeni të rastit, por e ka denoncuar vetëm kur lidhja e saj me babain e të riut ka marrë fund.

Policia e Pogradecit ka filluar hetimet për rastin ndërkohë që vajza minorene, në prani të psikologëve ka bërë me dije se prej 2 vitesh kishte një lidhje me 29-vjeçarin.

Gjithsesi, policia edhe për shkak të moshës së vajzës ka arrestuar 29-vjeçarin dhe ka filluar hetimet.