Zelensky u kërkon liderëve evropianë të mos e tradhtojnë Ukrainën për anëtarësimin në BE

Udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se vonesa do t’i jepte Vladimir Putin një ‘buzëqeshje të kënaqur’, pasi Viktor Orbán i Hungarisë kërcënon me veton për anëtarësimin e Ukrainës në BE.


Zelensky u ka bërë lutje liderëve evropianë të mbledhur për bisedime mbi Ukrainën që të mos “tradhtojnë” vendin e tij duke u shqetësuar për anëtarësimin në BE.

Në një nga samitet më të rëndësishme në historinë e fundit të BE-së, udhëheqësit e 26 vendeve anëtare po përpiqen të gjejnë 50 miliardë euro të tjera për Ukrainën dhe të miratojnë fillimin e bisedimeve të pranimit me vendin e shkatërruar nga lufta.

Viktor Orbán, kryeministri hungarez, ka kërcënuar me veton për të dyja, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

“Unë ju kërkoj një gjë sot: mos e tradhtoni popullin dhe besimin e tyre në Evropë”, tha Zelensky në një fjalim me lidhje video me liderët në Bruksel. “Është shumë e rëndësishme që Evropa të mos kthehet në pavendosmëri sot. Askush nuk dëshiron që Evropa të shihet si e pabesueshme. Ose si e paaftë për të marrë vendime që përgatiti vetë”.