Zelensky i drejtohet lidërve europianë: Nuk është koha për gjysmë masa

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje sot liderëve europianë që takohen në Bruksel për t’i hapur rrugën fillimit të negociatave për anëtarësimin e vendit të tij në BE, duke paralajmëruar se Putin do të përfitojë nga çdo dështim i tyre.


“Mos i jepni Putin këtë fitore të parë dhe të vetme për këtë vit”, tha presidenti 45-vjeçar ukrainas, duke shtuar se “kjo nuk është koha për gjysmë masa dhe hezitim”.

“Sot është dita e një vendimi politik që do të vijë si përgjigje ndaj asaj që kemi arritur.

Dhe ky është fillimi i negociatave të anëtarësimit me Ukrainën”, tha Zelensky.