Një person ka shtënë në qendër të Pragës dhe ka lënë të vdekur disa persona dhe disa të tjerë të plagosur.


Siç shkruan The independent ende nuk dihet numri i saktë i viktimave.

Ministri i Brendshëm Vit Rakusan ka thënë për televizionin publik çek se personi që ka hapur zjarr ka vdekur.
Ai tha se nuk ka asnjë të dyshuar tjetër në vendin e ngjarjes dhe nuk ka ndonjë rrezik të afërt të mëtejshëm dhe iu bëri thirrje njerëzve që të bashkëpunojnë me policinë.

Fakulteti filozofik i Universitetit Charles, i vendosur në shesh është evakuuar, tha kryebashkiaku i Pragës Bohuslav Svoboda.