Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas të shtënave në Republikën e Çekisë ku kanë mbetur të vdekur 15 persona.


Sulmi në Çeki ka ngjallur reagime të shumta në botë.

“Të tronditur nga dhuna e pakuptimtë e të shtënave që mori disa jetë njerëzish sot në Pragë. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe për popullin çek në tërësi. Ne qëndrojmë dhe vajtojmë me ju”, ka deklaruar ajo në platformën “X”, të enjten.