VIDEO/ Erdogan zbarkon në Athinë, rriten masat e sigurisë në aeroportin “Venizelos”

Më herët se sa ishte planifikuar fillimisht, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mbërriti në Athinë për Këshillin e Lartë të Bashkëpunimit dhe kontaktet që do të ketë me Presidentin e Republikës dhe Kryeministrin, Kyriakos Mitsotakis.


Erdogan do të pritet në Greqi, siç njoftoi ministri i Jashtëm, Giorgos Gerapetritis.

Në aeroportin “Eleftherios Venizelos” gjithçka ishte gati që herët për mbërritjen e tre avionëve me të cilët udhetonte presidentin turk dhe shoqëruesit e tij me masa drakonike sigurie siç parashikoheshin për raste të tilla.

TAKIMET

Si pjesë e takimit të tyre dypalësh, Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Tajip Erdogan pritet të diskutojnë hapat e ardhshëm në marrëdhëniet dhe kontaktet e dy vendeve bazuar në tre pikat për të cilat ranë dakord gjatë takimit të tyre në Vilnius korrikun e kaluar.

Presidentja e Republikës Katerina Sakellaropoulou, në orën 11:30 do të takohet në Pallatin Presidencial me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në orën 12:15, kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të zhvillojë një takim me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Pallatin Maximos, në kuadër të mbledhjes së 5-të të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Greqi-Turqi.

Më pas kryeministri dhe Rexhep Tajip Erdogan do të zhvillojnë deklarata për shtyp. Në orën 12:15 do të mblidhet Këshilli i 5-të i Lartë i Bashkëpunimit i Greqisë dhe Turqisë.

Do të pasohet nga një drekë pune.