VIDEO E RRALLË/ Një balenë vrasëse i mëson foshnjës së saj se si të gjuajë (VIDEO)

Një video e rrallë është filmuar nga një kompani e vëzhgimit të balenave, në brigjet e San Diegos.


Në të shfaqet një balenë vrasëse që po i mëson fëmijës së saj se si të gjuajë.

Grupi i balenave vrasëse u pa për herë të parë më në veri, afër Long Beach, Kaliforni.

Vëzhguesi i balenave, Domenic Biagini, filmoi balenat që ktheheshin në jug, në brigjet meksikane dhe kapnin gjuetinë e tyre.